Rrëfehet seksbomba e Ermal Mamaqit: Para Xing-ut jeta ime ishte monotone!
E bukur, seksi, provokuese, Kejvina Kthella i çmendi të gjithë me daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin”.
Velina e re u kthye në vajzën më të komentuar në media dhe fakti nëse kishte veshur apo jo të brendshme e vuri në qendër të vëmendjes. E një vëmendje kaq të madhe Kejvina nuk e priste pasi siç tregon në këtë intervistë për “Xing.al”, jeta e saj në Itali ishte monotone. Por çfarë pune bënte Kejvina para se të kthehej në Shqipëri? Si e pritën prindërit e saj daljen e parë në ekran? A e ka ngacmuar ndonjë personazh VIP?
Si u bëre pjesë e “Xing me Ermalin”?Në fakt i kam shprehur dëshirën një agjenti që ka agjensi modelingu këtu, i kam thënë se po të kthehesha në Shqipëri një ditë, që të punoja do e bëja vetëm po të ishte për tek “Xing me Ermalin”! Pastaj ai më vuri në kontakt me Ermalin edhe kështu ndodhi që unë u bëra pjesë e Xingut! ka ndodhur gjithçka në xhiron e një jave, aq shpejt dhe bukur!
Ke menduar ndonjëherë se do të bëheshe kaq e famshme në Shqipëri?
Për kaq pak kohë jo, të them të drejtën. Por kur punon me Ermalin nuk është për t’u habitur.
Cila ishte jeta jote në Itali? Çfarë bëje para se të vendosje të ktheheshe në Shqipëri?
Jeta ime në Itali ishte shumë monotone! Casting, punë, palestër! Atje jam një modele profesioniste, kam punur për agjensi të ndryshme modelingu dhe me këtë punë jam marrë që në moshën 14 vjeçare. Mund të them që agjensit e modelingut janë shtëpia ime e dytë.
Çfarë të thonë njerëzit tani që je pjesë e ekranit? Çfarë reagimesh ke marrë?
Mendimet e njerëzve janë normalisht pozitive dhe negative. Por ju jam mirënjohëse në të dyja rastet!
Si e priti familja daljen tënde të parë dhe të shumëpërfolur në emision?
Fatmirësisht kam një familje që më ka mbështetur gjithmonë përsa i përket daljes sime të parë. Normalisht ishin të lumtur për arritjen time, por të them të drejtën ishin pak të mërzitur nga sesi njerëzit e kanë interpretuar.
Me siguri tani do të kesh krijuar ushtrinë tënde të adhuruesve, por a ke një mashkull në krah?
Jo, jam single, edhe jam shumë mirë kështu!
Të ka ngacmuar ndonjë personazh VIP së fundmi?
Jo, asnjë
Cilat janë synimet e tua në karrierë?
Në fakt kam shumë, por s’dua t’i zbuloj deri në momentin që do realizohen!/Xing.al