fbpx
Lajme

Thaçi në dialog largoi prefiksin e Serbisë dhe e bëri Kosovën me kod telefonik të saj +383

Ishte e vendosur që prefiksi i ri i Kosovës të hynte në fuqi që më 1 Janar 2015 por për shkak të mosdakordësisë me Serbinë kjo u shty për në Gusht. Tashmë pas përfundimit të Samitit të Vienës mbajtur këto ditë të fundit të nxehta të Gushtit ku në qëndër të diskutimeve ishin disa marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës u arrit edhe kjo marrëveshje mjaft e rëndësishme për shqiptarët e Kosovës.

Zyrtarisht shteti më i ri Europian ka prefiksin e saj telefonik. Prefiksi është akorduar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit(ITU) me ndërmjetësinë dhe garancinë e Austrisë. Ky i fundit që në verën e vitit që lamë pas kishte bërë përpjekje të shumta për hyrjen në fuqi të këtij prefiksi që në Janar të këtij viti.

Kodi telefonik i Kosovës do të jetë +383. Si rezultat të gjitha kodet aktuale përdorur nga operatorët mobil dhe fiks vendas do të zëvendësohen nga prefiksi i ri telekonik. Aktualisht VALA ka kodin telefonik të Monakos +377, IPKO ka kodin telefonik të Sllovenisë +386 ndërsa telefonia fikse varej nga prefiksi i Serbisë +381. Që këto tre kode do të kalojnë në +383 ndërsa akoma nuk ka një afat ku e gjitha kjo do të kalojë në praktikë. Mbase mund të jetë data 1 Janar 2016 kësaj here.

Dëmet e shkaktuar ndaj Kosovës nga marrja “me qira” e prefikseve të huaj llogaritet të jetë në 200 milion Euro.

“Do të shuhen të gjithë operatorët ilegal të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë në Kosovë, për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999”, thuhet në njoftimin për marrëveshjen e Brukselit.

Falë kësaj marrëveshje tashmë hapet rruga edhe për shtetin e Kosovës që të anëtarësohet në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit me të drejta të plota ashtu siç Shqipëria dhe çdo shtet i botës. (PCWorld Albanian)

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close