Lajme
Vazhdojnë punësimet familjare: Djali i axhës së Haxhi Avdylit, punësohet në Ministrinë e Shëndetësisë
![](https://epilogu.com/wp-content/uploads/2021/05/1CEF0902-CB45-4060-B9D8-66139D7A705C-750x405.jpeg)
Ndonëse emri i tij u përfol si një nga ministrat e mundshëm të Qeverisë Kurti 2, Haxhi Avdyli nuk arriti që të marrë postin e të parit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Përkundër kësaj, deputeti i Listës ‘GUXO’, ka rehatuar në këtë dikaster kushëririn e tij të afërt, Emrush Avdyli.
Gazeta Reporteri ka mësuar se Avdyli ka marrë pozitë në zyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Arsim Berisha.
E këtë gjë e ka konfirmuar vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku në fotografinë e publikuar shihet bashkë më zëvendësministrin Berisha.
“Punë të mbarë”, ka shkruar Avdyli në përshkrimin e fotografisë e cila shihet se është realizuar në një nga zyrat e MSH-së.
![](https://jepize.com/wp-content/uploads/2021/05/haxhi-2.png)