fbpx
Lajme

Vendi në terr, qeveria pezullon punën e 17 hidrocentraleve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka vendosur që t’ia heqë mundësinë furnizuesit të shërbimit universal (KESCO) që të blejë energji elektrike me çmim 67 euro për megavat, në kohën kur vendi ka shpallur gjendje emergjente në energji.

Këtë mundësi, qeveria e ka anashkaluar me ndalimin e punës së 17 hidrocentraleve.

17 hidrocentrale kanë pezulluar punën e tyre me vendim të Ministrisë së Mjedisit, të nxjerrë disa javë më parë, ka mësuar Paparaci nga burime brenda ministrisë.

Kësisoj, hidrocentralet të cilat ishin paraparë të prodhonin energji elektrike dhe të shisnin atë me çmim rreth dhjetëfish më të ulët sesa çmimi aktual në bursën e Hungarisë, vazhdojnë të jenë jashtë funksionit.

Edhe përkundër rekomandimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit që HEC të pajisjen me Leje Mjedisore, Ministria e udhëhequr nga ministri Liburn ALiu nuk ka vepruar në drejtim të vendosjen së tyre në funksion.

Auditori Gjeneral ka gjetur se Ministria e Mjedisit ka përdorur standarde të dyfishta me lejet mjedisore për disa hidrocentrale. Por 17 prej tyre vazhdojnë të jenë jashtë funksionit.

Sipas të gjeturave të auditorit në një raport për hidrocentralet të publikuar rreth një muaj më parë, arsyetimet e ZRRE-së për lëshimin për prodhim të HC-ve pa Leje Mjedisore janë se sipas Ligjit dhe rregullave të ZRRE-së “nuk kërkohet Leje Mjedisore për HC-të të cilat janë me kapacitet nën 5MW”.

Por, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk ka përdorur standarde të njëjta për të gjitha hidrocentralet të cilat kishin bërë kërkesë për fillimin e prodhimit të energjisë elektrike.

Sipas ZKA-së, ZRrE-ja nuk ka siguruar proces të mirëfilltë të licencimit të HC-ve.

Sipas auditorit ky proces është karakterizuar me neglizhenca në kthimin e përgjigjeve (refuzim-aprovim) të LM-ve për HC-të nga MMPHI, si dhe mungesat e vizitave në terren nga komisionet vlerësuese.

Hidrocentralet Shtërpca 4.9 MË dhe Sharri 6.45MW të cilat kanë mbetur jashtë operimit komercial që nga viti 2020 po përballen me pasoja të mëdha financiare, pikërisht në kohën kur vendi po përballet me deficit të energjisë elektrike.

Me datë 28/01/2021 Hidrocentrali Shtërpca përkatësisht “Matkos Group” kishte bërë kërkesë për tu pajisur me Leje Mjedisore, derisa deri në periudhën e auditimit komisioni i MMPHI-së nuk kishte realizuar asnjë vlerësim për lëshimin e Lejes Mjedisore dhe si rezultat ky hidrocentral ka mbetur jashtë operimit.

Por sipas gjetjeve të auditorit neglizhenca e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në kthimin e përgjigjes ndaj kërkesës së HC-së “Matkos Group”i cili si rezultat i mungesës së Lejes Mjedisore për një periudhë më shumë se një vit nuk ka filluar prodhimin duke i shkaktuar dëme financiare.

“MATKOS GROUP” Sh.P.K  ka ushtruar ankesë në Komisionin për shqyrtimin e ankesave në MMPHI, duke e kundërshtuar aktvendimin e Inspektoratit të MMPHI-së të datës 31/05/2022 që ta anulojë dhe t’i lejohet vazhdimi i aktivitetit me HC Brezovica, Viça dhe Shtërpca, ndërsa me HC Sharri të fillon me aktivitet pas marrjes së lejes përkatëse nga ZRRE-ja./paparaci/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close