fbpx
Lajme

VIDEO: Bllaca – Miftarit: “Qare s’ka pa e qitë KTV, neve na lidhë me Vetonin, po na lidhë diçka tjetër”

Në vitin 2011-2012, Nazim Bllaca kishte publikuar një video duke komunikuar në shtëpinë e tij me Naim Miftarin. Atë kohë dytë ishin thirrur se janë ish agjentë të SHIK-ut, përderisa këto pohime i kishte mohuar kategorikisht Shefi i SHIK-ut z. Kadri Veseli.

Kadri Veseli kishte thënë se “është për të ardhur turp kur i dëgjon Nazim Bllacen dhe Naim Miftarin, këta bastardë vendor dhe shërbëtor të huaj. Nga niveli i tyre, stili i të shprehurit kuptojmë se pas tyre qëndron vet UDB-a! Me vjen keq po ashtu, për një shtresë të caktuar shoqërore që kanë rënë pre e këtyre bastardeve shpirtshitur!”, kishte shkruar Kadri Veseli atë kohë.

Pavarësisht, se atë botë pak kush i besonte Kadri Veselit, fjalët e tij dolën të sakta. Shumë vite më vonë u zbulua se Nazim Bllaca nuk ishte asnjëherë pjesë e SHIK-ut, por ishte pjesë e UDB-së nga viti 1997. Këto u dokumentuan me përgjime, dokumente e fakte të pakontestueshme. Po ashtu, Naim Miftari ishte përjashtuar nga policia pas vitit 2000 me urdhër të UNMIK-ut, i cili atëkohë kishte manipuluar me naftë dhe shërbimet e huaja e kishin informuar SHIK-un se po e keqpërdorë emrin e SHIK-ut. Poashtu, dëshmitari i mbrojtur i EULEX, i njohur ndryshe si dëshmitari C kishte treguar se deklaratat e tij ndaj Grupit Drenica nuk i kishte dhënë ai, por në emër të tij i kishte dhënë Naim Miftari. Ky ishte skandal i paparë brenda këtij misioni të drejtësisë.

Në videon e vitit 2011, Nazim Bllaca në një moment, duke folur për CD e famshme, duke montuar raste e orkestruar procese i thotë Naim Miftarit se “Qetash prej qetushit unë e ti e lëshojmë, psh me ia dhanë qetina në 5 ora qetu, me ia dhanë KTV-së ata kanë me lëshu, qare s’ka pa e qitë, neve na lidhë me Vetonin (Surroin), po na lidhë diçka tjetër“.

Pas kësaj bisede, shtrohet pyetja se çka e lidhë Veton Surroin me agjentin e UDB-së?! A ishin pjesë përbërëse e akuzave dhe montimeve ndaj njerëzve të UÇK-së?!

VIDEO EKSKLUZIVE:

Në dokumentet të cilat emisioni “Udhëve” i posedon shihet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996.

Emisioni Udhëve në RTK ka siguruar edhe formularin e rekrutimit të Bllacës si informator i besueshëm.

Në këtë letër propozim thuhet: “Qëllimi i angazhimit të Nazim Bllacës është krijimi i një pozicioni operacional që do jepte gjetje interesante nga sfera e Shërbimit të Sigurisë. Baza për angazhimin e këtij personi për qëllime operative është prezenca e tij në një mjedis me interes për sigurinë si dhe dashamirësia e tij personale me shërbimin serb. Në angazhimin e mëtejmë pseudonimi i personit do të jetë VEZA (që në shqip do të thotë LIDHJA)”, thuhet në këtë document sekret të pjestarit të shërbimit serb të sigurisë. Ky propozim i dërgohet sigurimit shtetëror serb, UDB-së për procedura të mëtutjeshme.

Më 30 prill 1997 Nazim Bllaca rekrutohet si informator i UDB-së por ende ka edhe disa procedura të verifikimit raporton emisioni “Udhëve” në RTK.

Emisioni “Udhëve” ka gjetur se më 8 Maj 1997, është kthyer raporti i verifikimit nga ana e UDB-së që ia mundëson Bllacës që të pranohet si informator.

Më 14 Maj 1997, Bllaca pranohet zyrtarisht si informator. Në formularin e lëshuar nga Shërbimi I Sigurisë Publike për pranimin si informator jepen të gjitha shënimet e sakta të Bllacës.

Gjithashtu në formular është shkruar edhe emri I zyrtarit operativ të cilit do t’I raportojë Bllaca gjatë punës së tij të re si informator i sigurimit shtetëror serb, e ai është Qepo Mihajloviq, transmeton emisioni “Udhëve” në RTK.

Në fund të këtij dokumenti përmendet edhe një vepër penale për plaçkitje që e kishte pasur Bllaca në fillim të viteve 90’ta, por që nuk ishte dënuar nga Gjykata.

Ky dokument është i nënshkruar nga udhëheqësi i drejtpërdrejt I Shërbimit të Sigurisë Publike në ministrinë e punëve të brendshme të Serbisë, Slavko Lludaiq dhe nga dy punëtorë operativ, Qepo Mihajloviq dhe Ivan Gjokica, thuhet në dokumentet e siguruara nga emisioni “Udhëve” në RTK.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close