fbpx
Lajme

VIDEO: Thaçi para 7 vitesh kishte paralajmëruar se Serbia ka plan të gatshëm për aneksimin e Veriut

Para pak ditësh, Banjska e Zveçanit u terrorizua nga një grup i përbërë nga serbët etnikë, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku dhe u plagos pjesëtari i policisë Alban Rashiti.

Analistët ushtarakë, vendorë e ndërkombëtarë, e kanë alarmuar opinionin se qëllimi final ishte aneksimi i veriut.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, para 7 vitesh vazhdimisht e kishte alarmuar opinionin publik se shteti i Serbisë ka plan të gatshëm për aneksimin e veriut.

Serbia ka plan për ndarjen e Kosovës, për aneksimin e pjesës së veriut si Rusia, Krimenë. Kjo është e vërtetë, e ka planin. Këtë e dijnë edhe ndërkombëtarët“, ishte shprehur Hashim Thaçi gjatë një tryeze diskutimi të organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, në lidhje me procesin e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Thaçi, po ashtu, para disa vitesh kishte treguar për radion publike suedeze (SR), se treni që dërgoi Serbia me mbishkrime nacionaliste ishte një përpjekje për të provokuar një situatë që do të justifikonte sulmet serbe në Kosovë, megjithëkëtë kjo u ndalua. Në këtë intervistë, ai e kishte përsëritur qëndrimin se Serbia ka pasur plane për të aneksuar veriun e Kosovës, ashtu si Rusia aneksoi Krimenë. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close