fbpx
Lajme

Rugova në Hagë: S’ka pasur luftë për pushtet, UÇK është krijuar nga populli

Shërbimi Informativ i Serbisë vazhdimisht ka punuar në përçarjen e krahut të luftës dhe krahut të paqës gjatë dhe pas luftës.

Ish kryeministri i Kosovës në ekzil z. Bujar Bukoshi në një intervistë të dhënë për gazetarin Blendi Fevziu kishte folur për vrasjen e gazetarit Enver Maloku. Vrasja kishte ndodhur një ditë para intervistës. Ai ka fajësuar shërbimet serbe për këtë akt.

Në pyetjen se cili është mendimi i Bujar Bukoshit për këtë akt, ai përgjigjet: “Serbia nuk përdorë vetëm granata e gjyle te topave e artileri, polici e ushtri, por është e specializuar edhe në disa metoda të tjera të inskenimeve e të një lufte speciale e psikologjike, dhe gjitha këto mund t’i shfrytezojë t’i hedh nëterrenin shqiptar me akuzat se shqiptarët vriten mes veti, është qerim hesapesh mes shqiptarësh, kanëndodhur edhe në të kaluarën

VIDEO: MIN 45 https://www.youtube.com/watch?v=rYGzKZIhiBo

Poashtu, ish presidenti, tanimë i ndjerë, z. Ibrahim Rugova pikërisht në Hagë kishte treguar qartë se asnjëherë nuk ishte frikësuar se do të vritej nga UÇK-ja, përkundrazi ai i kishte quajtur si çlirimtarë.

Në faqen zyrtare të Ish Tribunalit Penal për Ish Jugosllavinë, mund të gjendet edhe videoja e Rugovës, ku i thotë në sy kasapit të Ballkanit – Millosheviqit se “Unë e thash, nuk jam frikësuar nga shqiptarët dhe as s’do të më kishin vrarë shqiptarët. Prandaj nuk ka pasur as luftë për pushtet, prandaj nuk jam frikësuar se do të më vras kush prej shqiptarëve Unë thash që UÇK nuk është terroriste. As një shtet, as “State Departament” nuk e ka shpallur organizatë të tillë. Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën nga patriotët dhe kanë luftuar për Kosovën.”.

Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, në intervistën e parë të dhënë pas luftës në Kosovë, për gazetaren Dijana Toska kishte folur për raportet me Hashim Thaçin.

Në pyetjen e gazetares se cilat janë raportet e tua me Hashim Thaçin, presidenti Rugova në vitin 1999 ishte përgjigjur “Në pergjithësi raportet e mia me Thaçin janë të mira, dhe gjithnjë e më të mira, mos të harrojmë se Thaçi dhe të tjerët nuk kanë qenë këtu në jetën normale, tani jemi në një jetë normale dhe tani jemi në një epokë të re për Kosovën, fatmirëri që tani të gjithë jemi në Prishtinë, edhe Thaçi edhe Bukoshi edhe të tjerët, prandaj gjithëherë e më shumë do të afrohemi dhe do të bashkëpunojmë

https://www.youtube.com/watch?v=vQfueFLxMj4 min 34:00

Poashtu, edhe bashkëpunëtori i afërt i presidentit Rugova z. Adnan Merovci ka treguar se si Hashim Thaçi në prani të Edita Tahirit në Rambuje u kishte thënë se “Kam respekt për Rugovën“. “Thaçi ka qenë korrekt me Rugovën kur ka ardhur në Rambuje. Në Rambuje ka qenë takimi i tyre i parë pas shumë vitesh”, tha Merovci.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close