fbpx
Lajme

Mbështetësi i madh i Kurtit thotë se Kurti nuk ka merita për vizat: Albin mos shit pallavra

Bleron Baraliu, njëri prej mbështetësve më të mëdhenj të Albin Kurtit, i ka reaguar ashpër kryeministrit pas statusit të tij ku mundohej t’i përvetësonte meritat për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai i ka quajtur pallavra deklaratat e Kurtit, shkruan Demokracia.com.

“Albin Kurti – mos na e fyej inteligjencën me këtë pallavër: e vetmja arsye për mosliberalizim të vizave për Kosovën deri më tash ka qenë asgjë tjetër veçse racizmi evropian dhe trajtimi diskriminues ndaj shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Albin Kurti – mos na e fyej inteligjencën me këtë pallavër: e vetmja arësye për mosliberalizim të vizave për Kosovën deri më tash ka qenë asgjë tjetër veç se racizmi evropian dhe trajtimi diskriminues ndaj shqiptarëve. Ska kurrfarë progresi të ri të qeverisë udhëhequr nga ti që ka ndryshuar qasje, përveç nëse mund të themi koncesionet e fundit në dialog – por as këtë nuk e besoj…

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close