Rozë
Xhensila Myrtezaj në gjendje të rëndë, njofton fansat me keqardhje
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar ka njoftuar se është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Xhensila Myrtezaj ka anuluar koncertin që kishte planifikuar të mbante në Ferizaj të Kosovës si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.
“Për shkak të gjendjes shëndetësore e kisha të pamundur të vija dhe të performoja sonte në Ferizaj. Ju kërkoj sinqerisht ndjesë, por shëndetin nuk e kemi plotësisht në dorën tonë, megjithëse bëra ç’mos, ishte e pamundur. Shihemi në organizimin e ardhshëm. Ndjesë edhe një herë”, shkruan Xhensila në Instagram.
Shpresojmë që këngëtarja ta kalojë sa më shpejt këtë situatë.