Zv.ministri Aliu: Është zvogëluar papunësia për 6.6% – ka biznese që kanë rritje deri në 20%
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Ilir Aliu, ka mbështetur ministrin në detyrë, Besnik Bislimi i cili ka deklaruar se ka 6.6% më shumë të punësuar para pandemisë.
Aliu në Edicionin Special në Klan Kosova ka treguar se 1327 persona kanë humbur punën në kohë pandemie.
“Është e vërtetë që i kemi të regjistruar 10,957 njerëz të punasuar më shumë sesa para pandemisë, ministri Bislimi ka thënë se kemi 6.6% më shumë të punësuar ndërsa numri i atyre që e kanë humbur punën është 1327”, tha ai për KlanKosova.
Aliu tregoi se nga kjo dritare siç e quan ai duhet ta shfryëzojnë të gjithë.
“Ne e kemi hap një dritare që u kemi dhënë mundësinë të gjithë atyre që kanë punuar në mënyrë ilegale që të lajmërohen duke mos e penalizuar askënd, është mirë që të gjithë ta shfryëzojnë këtë dritare vetë numri që tregon se ka arritur në 10,957 jep me kuptu që njerëzit e kanë një vullnet që të kalojnë nga ekonomia informale në atë formale”.
“Kjo është një ndër masat që i është dhënë nota më e lartë sa i përket financave”.
Aliu po ashtu ka folur edhe rreth pakos emergjente të ndarë nga Qeveria në detyrë.
“Kjo pako është për një shtresë tjetër që mendon të përfitojë, ka punëdhënës që mendojn të shfryëzojnë këtë gjë duke përfituar”.
“Ka disa ndërmarrje që kanë rritje deri në 20% nga pandemia, mirëpo ndërmarrje te cilat nuk mund të zhvillojnë punën, ne u kemi thënë punëdhënësve që të mos shkëputin kontrat meqë ne do e paguajmë pjesën prej 170 eurove”.
“Ka një kusht ku ne kemi thënë se dy muajt e parë do i paguajmë ne ndërsa punëdhënësi duhet të ketë kontratë të paktën 1 vjecare për punëtorin”.