fbpx
Lajme

Deputeti i AAK-së: Personalisht, do ta mbështesja një koalicion me LDK-në dhe PSD-në

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka shprehur qëndrimin e tij personal se është kundër koalicioneve parazgjedhore.

Megjithatë, përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ai ka shkruar se nëse partia e tij do ta bënte një koalicion të tillë, ai tha se do ta mbështeste koalicionin AAK-LDK-PSD.

Sipas tij, Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve parazgjedhore.

“Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë!

Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve parazgjedhore!

Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme!

Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD.

Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi”, ka shkruar Nitaj, në Facebook. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close