“Djali i baxhanakut të Bulliqit, tezakja e Vjosa Osmanit, kunatat e zyrtarëve”, akuza për punësime partiake e nepotike në QKMF-në e Podujevës
Në Podujevë ka plasur një skandal i ri i punësimeve të familjarëve të pushtetarëve të Vetëvendosjes në administratën publike.
Sipas Idriz Hamitit, në konkursin e fundit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, janë punësuar shumë familjarë të zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe militantë partiakë.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Stublla, sipas Hamitit, ka punësuar me këtë konkurs si farmaciste nusen e djalit të motrës dhe kunatën si infermiere, shkruan Demokracia.com.
Po ashtu, Hamiti thotë se në këtë konkurs u punësua si mami edhe kunata e drejtorit të QKMF-së, Bajram Bajgorës.
Ai ka pretenduar se në këtë konkurs është pranuar edhe vajza e tezes së presidentes Vjosa Osmani dhe djali i baxhanakut të Shpejtim Bulliqit.
Po ashtu, Hamiti pretendon se në këtë konkurs është “rehatuar” edhe vajza e nënkryetarit të VV- së. /Demokracia.com/