fbpx
Lajme

Kajtazi: Punësimet në KEK e kalojnë edhe aferën “Pronto”

Gazetari Vehbi Kajtazi ka sqaruar publikimin e aferës së punësimeve në KEK të cilën e publikoi Paparaci.

Ai ka thënë se kjo aferë është më e madhja ndonjëherë pasi aty janë bërë punësime masive të aktivistëve të VV-së dhe familjarëve të anëtarëve të komisionit që i kanë bërë punësimet në KEK.

Gazetari Kajtazi ka thënë se afera “Pronto” fliste për punësime në borde ndërsa afera e KEK-ut ka rekrutuar punësime masive familjare.

“E kalon të gjitha aferat e punësimeve që kanë  ndodhë në Kosovë. E kalon edhe “Pronton” qe pse, “Pronto” ka fol për emërime në borde ne institucione publike…janë përmend nja 25 njerëz”, ka thënë ai.

Kajtazi tutje ka thënë se ky është punësimi më i  madh i paligjshëm që ka ndodhë deri tash në Kosovë.

“Përmasat e kësaj qa ka ndodh s’ka ndodh asnjëherë, kjo krejt dhe drejt këta e kanë mëndu me gjasë për me i punësu të gjithë”, ka thënë ai.

Sipas hulumtimit të Paparacit, përveç lidhjeve të këtyre personave me njerëzit e pushtetit, edhe 40 të tjerë kanë deklaruar në mënyrë të hapur se kanë familjarë të punësuar në KEK.

Mediumi online Paparaci ka mësuar emrat e të punësuarve që me dëshirën e tyre kanë rrëfyer një gjë të tillë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close