fbpx
Lajme

Kur e konsideron popullin dele, Kurti i ndan Shtimes më shumë projekte sesa Prishtinës

Qeveria e Kosovës po vazhdon ta dëshmojë se po bën padrejtësi me ndarjen e buxhetit të shtetit. Këtë herë Qeveria “i ngiu” me buxhet katër komunat që drejton vet, por Drenices ia ndau vetëm 185 mijë euro.

Sipas të dhënave rreth investimeve  kapitale për vitin 2024, komunës së Drenasit,  Qeveria ia ndau  vetëm 185 mijë euro, ndërsa Skenderaj nuk merr asnjë cent.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura i cili ka kritikuar qasjen e Qeverisë si “një mendësi nihiliste e të çoroditur”.

“Kjo qasje e Qeverisë është vazhdim i një mendësie nihiliste e të çoroditur ndaj komunës sonë, e cila nuk është parë asnjëherë që nga viti 1999 e tutje.

Zotohem para qytetarëve të Skenderajt, se Komuna jonë do të vazhdojë t’i çojë përpara projektet e planifikuara me buxhetin tonë vetanak, i cili ndonëse është i pamjaftueshëm, do t’i trajtojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve sipas prioriteteve!”, ka shkruar ndër të tjera Nura.

Ajo çka bie në sy është edhe buxheti i ndar për komunën e Shtimes e cila udhëhiqet nga Vetëvendosje. Komuna e Shtimes përfiton më shumë se sa komuna e Prishtinës.

Për komunën e Shtimes Qeveria ndau  2 milionë e  753 mijë euro, ndërsa për kryeqytetin 2 milionë e 300 mijë euro.

Kujtojmë se Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2024, duke i krahasuar ato me vitin 2023.

Në raport thuhet se sikur në vitin e kaluar, edhe këtë vit Qeveria gjysmën e mjeteve i ka ndarë për katër komunat që udhëhiqen nga VV.

“Nga gjithsej 859.2 milionë euro sa janë planifikuar për shpenzime kapitale për vitin 2024, rreth 83% janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 17% janë planifikuar për projekte të reja kapitale. Pjesëmarrja e buxhetit të ndarë për investime kapitale në Bruto Produktin Vendor ka një trend rënës nga viti 2017, dhe në vitet 2021 dhe 2022 ka mbetur e pandryshuar, në nivel prej 8%. Për më shumë, shkalla e realizimit të buxhetit të ndarë për investime kapitale mbetet e ulët, në nivel 60% në vitin 2022 dhe në nivel 35% deri në shtator të vitit 2023. Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna është 21.8 milionë euro. Ngjashëm me vitin e  kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV) ku mbi gjysma e kësaj shume (59.5% apo 13 milionë euro) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime). Këto komuna përbëjnë 14.5% të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6% të popullsisë.”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close