fbpx
Lajme

Raportet interesante të CIA-s me Xhavit Halitin, detaje nga takimet e para, viza e vijat e kuqe

Xhavit Haliti ishte njëri nga eksponentët kryesor të UÇK-së dhe LPK-së. Ai në një intervistë të mëhershme kishte treguar për një ngjarje shumë interesante të vitit 1998, ngjarje e cila i dha impuls pozitiv luftës në Kosovë. Sipas shumë autorëve amerikanë, Xhavit Haliti kishte mbajtur kontakte të vazhdueshme me shërbimet informative, përfshirë; CIA-n, njerëz të Mossadit izraelit e zyrtarë të shërbimeve mike të Kosovës.

Ai gjatë intervistës nuk e ka dhënë emrin e zyrtarit të CIA-s të cilin e ka takuar, as nuk e ka treguar rolin e tij, por gazetari Baton Haxhiu e kishte bërë publike emrin e tij.

Xhavit Haliti kishte treguar se si ishte nisur në vitin 1998 për në Amerikë, pas ftesës nga disa bashkëatdhetarë. Ai kishte treguar se kishte aplikuar për vizën amerikane, por ishte i bindur që SHBA do ta refuzonte. Poashtu tregoi edhe për takimin me Shefin e CIA-s për Evropën Juglindore. Po ju sjellim rrëfimin e plotë;

Realisht në vitin 1998, në fillim të vitit 1998, unë kam shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk e kam saktë datën kur kam shkuar. Ose fundi i 1997 ose fillimi i 1998. Na e bënë ftesën mua dhe Azem Sylës një grup shqiptarësh nga Amerika, unë isha i bindur që nuk marr vizë për të shkuar në Amerikë sepse besoja në atë që ata e dinë që kush jam dhe në këto raste shtetet serioze nuk kanë qejf të implikohen me njerëz të cilët janë në krye të një lëvizje të armatosur“, tregoi Xhavit Haliti.

Më tutje ai ka rrëfyer se “Kam shkuar në ambasadën e Amerikës në Bern, vetëm mos me iu kthy fjalën atyre që më kishin ftuar. Shumë i bindur kam qenë që nuk e marr vizën. Dhe pas një bisede më tha që, ishte një pyetje mjaft interesante; sa kohë nuk e keni pa Xhavit Halitin, i thash Xhavit Halitin se kam pa që 13 vjet, kështu ka qenë dhe ka filluar të qeshi ai, përfaqësuesi që ishte aty. Tha eja në ora 2 dhe kur shkoj isha i bindur që pasaporta është e zbrazët, kur e hapi një vit vizë…!”.

Ai pas marrjes së vizës tregon për njërin nga takimet më të rëndësishme dhe historike “Shkuam në Amerikë, jam përpjekur të jem i kujdesshëm, nuk kam pranuar të jap asnjë intervistë, s’kam pranu të marr pjesë në tubime publike, jam takuar vetëm me njerëzit që kam menduar se mund të punojmë. Ishte kërkuar një takim përmes Fatos Klosit (ish Shef i shërbimit sekret të Shqipërisë), që të takohem me një person (emrin dhe rolin nuk e tregon), dhe u ulëm tek një lokal tek nëna mbretëreshë. Aty e kam pa veten që jam në pozitë të disfavorshme me informacione. Dhe Bashkësia Ndërkombëtare ka ecur shumë para në drejtim të asaj që duhet të njihet statusi i UÇK-së. Problemi më i madh ka qenë që të njihet UÇK, qoftë nga qeveritë amerikane, britanike, franceze, italiane, me të gjithë unë kam biseduar gjatë gjithë kohës. Ky ishte roli im kryesor në atë periudhë“.

Xhavit Haliti tregoi detajet sekrete rreth bisedës “Më kujtohet, vetëm një dua ta them që, më pyeti (zyrtari i CIA-s) mos je duke menduar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ditë se kujt ia ka dhënë vizën për SHBA, edhe unë mbeta, sepse po them s’dija çka të them, tha mos harro se Arafati ka kërkuar rreth 30 vjet vizën për SHBA dhe nuk e ka marrë kurrë, ndërsa juve ua kemi dhanë për një vit menjëherë vizën. Më ka thënë që SHBA janë çliruar nga luftërat. Dhe më tha se SHBA i mbështet të gjithë popujt që çlirohen nga okupimi dhe që luftojnë për lirinë e tyre. Por, ne duhet të jemi shumë të distancuar nëse ju shkelni vijën e kuqe, që; të mos keni lidhje me terrorizmin, lidhje me drogat, lidhje me kontrabandën e armëve. Dhe realisht, gjatë gjithë kohës ne ju kemi përmbajtur në mënyrë strikte, edhe kur kemi shkelë ndonjëherë, se nuk po them që ju kemi përmbajtur 100%, këto raporte i kemi shkelur duke i njoftuar“.

Baton Haxhiu tregoi se “për shikuesit e kam detyrim se takimi ka qenë me Shefin e CIA-s për Evropën Juglindore, me emrin Dejvid, por mbiemrin nuk e dijmë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close