fbpx
Lajme

Haki Abazi i bërtet Albin Kurtit nga foltorja për incizimet: “Çka osht tu lypë ky njeri?”

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka qenë mjaft i ashpër sot në Kuvendin e Kosovës duke iu drejtuar edhe kryeministrit Kurti me bërtimë nga foltorja.

“Çka osht tu lypë ky njeri, që i ka bo krejt makinacionet e mundshme…?” – tha z. Abazi, duke bërë me shenjë nga kryeministri Albin Kurti, të cilin e kishte shef në Qeverinë Kurti I dhe më pas shef partiak për një periudhë më të gjatë.

“Puritanizmi i Kurtit është i rëndësishëm. E ju ish-kolegët e mi – përfshirë z. Krasniqi – duhet me ngritë zanin për drejtësi, për sinqeritetin, për fjalët që ia kemi dhënë popullit. Është lehtë me goditë pas shpine me milicinë e Facebook-ut.” – vazhdoi argumentet e tij ai.

“Për cilat vlera jena tu folë?” – vazhdoi Abazi.

Ai nënkuptoi se incizimet ku zbardhej komunikimi i Mimoza Kusarit me Radojiçiqit e kishte eklipsuar tërheqjen që ishte bërë në veri.

“Jo me simbolika ky shtet nuk bëhet. Duhet përmbajtje dhe duhet llogaridhënie. Dhe z. Kurti duhet me dhon llogaridhënie sepse e ka rritë standardin për demokraci të cilin sot e ka qitë në zero.” – u shpreh z. Abazi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close