fbpx
Kuriozitete

NASA: Më 16 dhjetor, Asteroidi “i rrezikshëm” do bëj kalimin më të afërt me Tokën

NASA ka konfirmuar se një asteroid do kalojë shumë afër Tokës me 16 dhjetor.

Asteroidi, me emrin 300 Phaethon, është me diametër  5 kilometra dhe klasifikohet si “potencialisht i rrezikshëm”.

Gjatë kalimit, asteroidi vlerësohet të jetë rreth 6.4 milionë larg planetit tonë- rreth 27 herë distancë sa Toka me Hënën.

Kjo distancë do të jetë më e afërta që ka qenë me Tokën që nga 16 dhjetor 1974, kur ishte rreth 5 milionë kilometra larg.

Në një deklaratë rreth asteroidit, një zëdhënës i NASËS tha: “Me një diamertër prej rreth 5 kilometra, Phaethon është asteroidi i tretë më i madh pranë Tokës i klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm”.

NASA pret që Phaethon të kalojë më afër me Tokën me 16 dhjetor, gjatë së cilës agjencia hapësinore shpreson të marrë imazhe të detajuara të asteroidit.

Zëdhënësi i NASA-s Tha: “Phaethon do të afrohet më afër Tokës me 16 dhjetor këtë vit, kur do të jetë një objektiv i fuqishëm i imazhit të radarëve në Goldstone dhe Arecibo.

“Kjo do të jetë mundësia më e mirë deri më sot për vëzhgimet e radarëve të këtij asteroidi dhe shpresojmë të marrim imazhe të detajuara. Imazhet do të jenë të shkëlqyera të 3D. Kalimi i ardhshëm i tij parashikohet të jetë në vitin 2093”, ka thënë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close