fbpx
Lajme

Ushtari i UÇK-së: Ishim në gjendje me dhanë jetën për me qu Thaçin në pikën tjetër

Streha e parë e delegacionit të Rambujesë, respektivisht kryesuesit Hashim Thaçit, Agim Çekut e Ramë Bujës u bë familja Brava në fshatin Nepuse të Nikës në Han të Elezit.

Ushtari i UÇK-së Fadil Brava, ku shtëpia e tij, respektivisht e prindit të tij u bë strehë e delegacionit, ka treguar në emisionin Arkivi të RTK-së se si i kanë përcjellur më pastaj nga shtëpia e tyre delegacionin e Rambujesë.

“Këtu kanë qëndruar gati dy ditë, pastaj me urdhër të komandantit i kemi përcjellur për në fshatin tjetër, jemi kanë një grup ushtarësh, këta janë kanë këtej të pozicionuar, s’është kanë lehtë atëherë por u dashtë edhe jetën me dhanë për me i dërgu në pikën tjetër ku i ka marrë njësiti i Kaçanikut”.

Poashtu, ushtari tjetër i UÇK-së ka treguar se çfarë bënte Thaçi në shtëpi “se kemi ditë çka është ai laptop e as telefon fort, ia jipke do koordinata amerikanëve qaty, i jipke do shenja ku janë kanë qaty poshtë (serbët), te kodra atje përmi tunel, e i pati gjujtë masanej Amerika”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close