Rozë
Ylli i Drenicës, Leonora Jakupi, reagon ndaj Veton Surroit në këtë mënyrë
Ndërtimi i Stadiumit Olimpik në Drenicë, këto ditë ka nxitur debate të shumta në vend.
Në këtë debat është përfshirë edhe ish-Kryetari i ORA’s, Veton Surroi, i cili ka ironizuar me paralajmërimet e zyrtarëve të PDK’së se Stadiumi Olimpik i Republikës do të ndërtohet në Drenas.
Surroi ka shkruar se Teatri dhe Opera do të shkojnë në Skenderaj, transmeton Gazeta Express.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/veton-surroi_1509375687-4595676.jpg)
Por, ylli i Drenicës, këngëtarja e njohur Leonora Jakupi i ka reaguar Veton Surroit në këtë mënyrë.
Këngëtarja simpatik në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar një fotografi ku shkruan “Të dua Drenicë”.
Në bazë të kësaj kuptojmë se këngëtarja Jakupi është pro ndërtimit të këtij stadiumi në Drenicë.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/leonoraa_1509375763-3037208.png)
Kujtojmë se “Pa asnjë dyshim” është projekti i fundit nga Leonora.