fbpx
Lajme

Kërkesa e Halitit drejtuar prokurorit të Shqipërisë për ta hetuar atë, por s’ka prova që Haliti është i përfshirë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se akuzat që janë bërë ndaj tij pasluftës kanë qenë të pabaza dhe e tregon një rast kur ai shkoi vete tek një prokuror në Shqipëri dhe i kërkoi ta hetonte. Në RTSH është publikuar dokumenti/kërkesa e Xhavit Halitit drejtuar Prokurorit Adriatik Llalla. Por, prokuroria i kishte thënë se nuk je ti për t’u hetuar. Poashtu, EULEX i kishte hetuar këto raste sa ka mundur, por Xhavit Haliti doli se nuk kishte lidhje me asnjërin rast. Këto akuza ndaj tij ishin bërë për t’u humbur gjurmët nga dikush tjetër.

Haliti tregon kur e ka mundur në gjykatë gazetën Bota Sot për shpifje.  

“Po të them dicka. Cka kam pasur unë mundësi. Thonin se e kam vrarë Ahmet Krasniqin. Më qitnin një fotografi me Hashimin. Vetëm atë fotografi që e qesin ta merr mendja se ky e bën rrafsh në të gjitha anët. Më akuzuan për këtë Mërgimin. Shkova tek prokurori i Shqipërisë dhe i thashë më hetoni mua. Për Ilir Konushevcin, Ahmet Krasniqin dhe këtë gazetarin Ali Ukën gazetarin. Hetomëni. Ato gjëra dihen si drita e diellit, dihet cka ka ndodhur. Unë as afër mendsh nuk e kam pasur dhe nuk kam pasur asnjë konflikt me ta, përkundrazi i kam pasur miqë. Këtu në Kosovë ashtu. Edhe ky Haki Abazi kur ishte në emision atë natë tha ky e ka vrarë atë e kështu. Mosni. Kështu mund ta lëndoni edhe familjen e personit. Ku e di a ki ndonjë fakt. Kështu krijohen disa beteja të panevojshme”, tregon Haliti. /Gazeta Express./

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close