fbpx
Rozë

Doktori i VIP-ave nxjerr zbuluar vajzat e ekranit, ja operacionet plastike që kanë bërë

I konsideruar si doktori i VIP-ave, Skerdi Faria, i ftuar në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçin, zbuloi disa sekrete të personazheve të njohur të cilët, shpeshherë edhe mohojnë ndërhyrjet plastike në fytyrë apo në trup. 

Mes disa personazheve në foto, për të cilët Skerdi duhet të jepte komente apo të rrëfente nëse kanë kryer apo jo ndërhyrje plastike, ishte dhe Luana Vjollca.


Edhe pse për Luanën është folur shumë për ndërhyrjet dhe ajo vazhdon gjithmonë t’i mohojë, edhe Skerdi tha se Luana nuk ka ndërhyrje. Të paktën jo në trup.

“Për Luanën flitet që ka bërë edhe në trup, vithet. Për mendimin tim nuk ka bërë gjë. Për trupin jo një herë. Ka dy fenomene. Televizioni të tregon pak më të rrumbullakosur, por për sa i përket trupit, unë them jo”, – tha Skerdi, por më vonë pranoi se ajo që mund të ketë bërë moderatorja e njohur e Top-it është që mund të ketë hequr dhjamin në disa zona t’i ketë rrumbullakosur te vithet.

Duke sqaruar Skerdi tha se një pjesë e mirë e personazheve, me të cilët ne njihemi vetëm nga ekrani, na krijojnë tjetër imazh nga ai që kanë në të vërtetë. Kjo ndodh edhe me Luanën, e cila kohët e fundit ka marrë disa kilogramë me tepër.
(Operacionet plastike – minuta 18-të)

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close