Gani Geci para shkuarjes në burg: Për të vuajtur dënimin më kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj
Gani Geci ka thënë se për ta vuajtur dënimin i kanë mbetur 1 vit e 8 muaj.
I njëjti ka publikuar foto edhe me familjarët e tij para paraqitjes në qendrën e paraburgimit.
Ai është dënuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur miq,
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka lëshuar URDHËRESË që unë Gani (Adem) Geci me vendbanim në fshatin Llaushë, komuna e Skënderjat , që me datë 04.01.2023 të paraqitem te Qendra e Paraburgimit në Prishtinë (Ajvali), për mbajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatès Themelore në Mitrovicë P.nr.9/2018 i dt.20.08.2021 i vërtetuar me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.516/2021 i dt.29.09.2022, ku si vuajtje e dënimit më llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit nga dt.22.08.2014 deri më dt.03.06.2016.
Për të vuajtur denimin më kanë mbetur edhe 1 vit e 8 muaj.
Duke u bazuar në Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale unë kam kaluar mbi gjysmën e vuajtjes së dënimit.
Tani kam te drejtë në lirim me kusht, pushim 14 ditësh dhe të gjitha benificionet e lejuara me ligj.