Rozë
Një javë pas vdekjes, miqtë dhe familjarët e kujtojnë aktorin Peci me këngën e tij të preferuar
Artistë të rinjë nga Mitrovica dhe Vushtrria, në bashkëpunim me bashkëshorten e aktorit Blerim Peci, kanë përkujtuar veprën e aktorit përmes këngës së tij të preferuar “Ma lehtë pa dhimbje” të Muharrem Qenës.
Kënga përformohet nga artistja e re nga Vushtrria, Dafina Aliu – nxënëse e shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë, dhe është realizuar në bashkëpunim me Egzon Bajraliun dhe Lumbardh Jasharin.
“Një histori e pavdekshme e aktorit Blerim Peci” është dedikimi i artistëve dhe bashkëshores së tij Afërdita Sopjani Peci.
Xhirimet për këtë klip janë realizuar në vendlidnjen e Blerimit dhe në shtëpinë e fëmijërisë së tij në Zhazhë të Mitrovicës.