Ja profesionet e vërteta të këngëtareve shqiptare
Muzika është një ndër pasionet e tyre më të mëdha, por duket se nuk ka qenë e mjaftueshme.
Janë të shumtë artistët e skenës shqiptare që kanë vendosur të studiojnë për diçka krejt tjetër nga ajo që bëjnë realisht. Motivet e këtyre përzgjedhjeve kanë qenë të ndryshme. E pavarësisht se janë diplomuar, pak prej tyre i ushtrojnë profesionet e tyre të vërteta. Por cilat janë degët në të cilat janë diplomuar yjet? Disa prej tyre do t’ju surprizojnë
1.Rezarta Shkurta ka mbaruar Akademinë e Arteve në degën e pikturës, por nuk e ushtron si profesion. Përveç pasionit për muzikën, vajza durrsake menaxhon prej kohësh biznesin e saj privat.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-3_1512051062-5312127.jpg)
2.Samanta Karavella ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Tiranë, në degën gjuhë spanjolle.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-1_1512051076-1218342.jpg)
3.Soni Malaj po ashtu është një ish-studente e të njëjtit fakultet ku ka studiuar Samanta. Ajo është diplomuar në gjuhë frënge.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-4_1512051092-7764149.jpg)
4.Eneida Tarifa di të ndezë skenën e clubeve më në zë të kryeqytetit, por vajza çapkëne e ekranit ka edhe një diplomë në degën Punë Sociale.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-5_1512051103-5156747.jpg)
5.Xhensila Myrtezaj ka marrë që në vogëli leksione kantoje, është profilizuar në Liceun Artistik të Tiranës, por kur bëhej fjalë për studimet e larta bukuroshja zgjodhi të studione ‘’Marrëdhënie me publikun”.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-6_1512051054-4505587.jpg)
6.Rosela Gjybegu është ndër të paktat artiste që i ka vlejtur vërtetë diploma. Ajo ka studiuar shkenca politike dhe prej vitesh është e punësuar në Kuvendin e Shqipërisë.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-7_1512051035-7474528.jpg)
7.Elvana Gjata është diplomuar në Universitetin e Tiranës për regjisurë, një degë që aktualisht nuk e ushtron, por me gjasë shfrytëzon dijet e marra në klipet e saj
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-8_1512051025-6388832.jpg)