Zyrtarizohen edhe këto kategori që lirohen nga pagesa në QKUK
Tashmë është bërë e zakonshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës forma e re që po zbatohet duke e bërë pagesën në mënyrë elektronike në hyrje dhe dalje.
Edhe për kundër asaj që shumë qytetarë u ankuan nga ky sistem, të njëjtit po përballen me këtë formë tash e disa ditë.
Mirëpo, ekzistojnë disa kategori të personave për të cilët nuk vlen ky rregull i ri i pagesës.
Më herët, ‘Indeksonline’ mësojë se lirohen nga kjo pagesë, pacientët ose shoqëruesit e tyre që janë në dializë, po ashtu njëjtë edhe pacientet e Onkologjisë, si dhe të gjithë zyrtarët me vetura zyrtare.
Por, për këtë kategoritë për lirimin e kësaj pagese vetëm po shtohen.
LexoPoashtu: Këta persona lirohen nga pagesa në QKUK
Me këtë rast, janë zyrtarizuar edhe dy kategori të tjera, e ato janë veteranët e UÇK-së dhe invalidët. Këtë e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’, menaxheri i kontratës dhe zyrtari i IT-së në QKUK, Faton Hajzeraj.
Ai ka thënë se është dorëzuar tek pikat e pagesave lista e protokoluar për të gjitha kategoritë.
“ Prej tani janë të liruar nga pagesa edhe veteranët dhe invalidët, por vetëm se të njëjtit duhet të marrin shërbimin shëndetësor në QKUK d.m.th çdo invalid respektivisht veteran në qendrën e pagesës duhet të shfaqin raportin e mjekut të vulosur dhe protokoluar, përndryshe duhet të paguhet”, ka thënë Hajzeraj.
Më poshtë i keni kategoritë që lirohen nga pagesa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës:
1: Ndihma e shpejtë,
2: Policia,
3: Zjarrëfikësit dhe shërbimet tjera komunale,
4: FSK (Forca e Sigurisë së Kosovës),
5: KFOR,
6: EULEX,
7: Vizitat zyrtare nga institucionet,
8: Donatorët,
9 : Mjetet e përditshme të punës të kompanive punë kryese (kamionë, furgona, etj),
10: Invalidët dhe Veteranët – (por në pikën e pagesës duhet të arsyetohet me librezë apo kartelë të shoqatës po ashtu të bashkangjitur, raportin e mjekut kun ë raport duhet të figurojë emri i tij dhe vula nga QKUK,
“11: Gazetarët, (por duhet të arsyetohet në pikën e pagesës me lejen e lëshuar nga zyra e Informimit në QKUK”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Ndërkaq, duhet përkujtuar se kategoritë nuk kanë përfunduar pasi të njëjtat mund të pasurohen në rast se nga shoqata e tyre ka kërkesë, pastaj si komision vendoset nëse është për lirim apo jo.