fbpx
Rozë

Seldi romantik, ja çfarë bën pas fejesës

Ata janë çifti më i ri i estradës.

Bëhet fjalë për dy këngëtarët Seldi Qalliu e Mimoza Shkodrën, transmeton Gazeta Express.

Çifti simpatik ditë më parë dashurinë e tyre e kurorëzuan me fejesë në Zvicër në një festë private vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

E Seldi çdo ditë e më shumë po tregon se është tejet i dashuruar dhe romantik.

Këtë më së miri mund ta vëreni përmes imazheve që ai publikon së bashku me Mimozën në rrjetet sociale.

Vetëm pak më parë Seldi në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një video ku shihet së bashku me Mimozën. E për asnjë moment nuk heziton t’ia shpreh dashurinë asaj.

“@mimozashkodra” dhe një emoji zemër kishte lënë Seldi.

Ndryshe, çifti simpatik i estradës, pak kohë më parë kishte konfirmuar lidhjen e tyre përmes disa fotografive ku ata shihen së bashku në Zvicër.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close